AKTUALITET, 22 September 2026, 18:37

Zjarri përfshin kodrat e Pojanit, rrezikohet Parku i Apolonisë! Kërkohet ndërhyrje nga ajri me helikopter  

Zjarri përfshin kodrat e Pojanit, rrezikohet Parku i Apolonisë!

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e Pojanit, në afërsi të Parkut Arkeologjik të Apolonisë.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte dhe shkurre, ndërsa zjarri është përhapur në disa zona përreth parkut.

Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa situata paraqet rrezik edhe për sitin arkeologjik.

Për shkak të përmasave të zjarrit dhe terrenit, është kërkuar ndërhyrje nga ajri me helikopter për të ndihmuar në shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre.