TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia thotë se një 17-vjeçar është konfliktuar me shokun e klasës dhe e ka gërvishtur me thikë. Nxënësi ka marrë mjekim dhe u dërgua në banesë. Ngjarja u shënua ditën e djeshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori, për veprime të mëtejshme, për një 17-vjeçar. Dje paradite, në oborrin e gjimnazit, në qytetin e Krumës, 17-vjeçari (nxënës) dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka gërvishtur me një mjet të vogël prerës, një bashkëmoshatar (nxënës në të njëjtën klasë), i cili mori mjekim dhe u largua në banesë.
Veprimet janë kryer në prani të prindërve dhe psikologut. Rasti, përveçse ligjërisht, është trajtuar edhe me prindërit e dy të miturve dhe me stafin pedagogjik.”, njofton policia.