AKTUALITET, 22 September 2026, 15:50

"Territorialja"/ Belshi miraton kalendarin e konsultimeve, qytetarët do të shprehen për bashkimin me Elbasanin

Pas dështimit të konsultimeve publike për reformën territoriale, për shkak të mospjesëmarrjes qytetare, Këshilli Bashkiak i Belshit miraton një tjetër kalendar.

Këshilli Bashkiak vendosi t’u japë qytetarëve një tjetër mundësi për të shprehur mendimin e tyre në lidhje me hartën e re Administrative Territoriale.

Sipas propozimit të socialistëve për zvogëlimin e numrit të bashkive, Bashkia e Belshit do të bashkohet me bashkinë e Elbasanit.

Qytetarët, Këshillat Bashkiakë dhe kryetarët e bashkive kanë shumë pak kohë në dispozicion për të dhënë mendimin e tyre të argumentuar, pasi në 8 tetor Reforma Administrativo-Territoriale do të diskutohet në Kuvendin e Shqipërisë.