TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një pedagoge është qëlluar me plumb gome nga policia teksa ndihmonte dy të moshuar të pastronin sytë me ujë fiziologjik pas gazit lotsjellës të lëshuar në masë të madhe nga blutë gjatë protestës së 12-të studentore që po zhvillohet sot në Tiranë.
E dëmtuara, e cila thotë se punon si profesoreshë në universitet prej 25 vitesh, u godit me plumb gome pa asnjë shkak dhe larg zonës së përplasjes mes policisë dhe protestuesve. teksa ndihmonte 2 të moshuarit.
“Duke ndihmuar njerëzit, ja dhe plumbi i gomës. Në lulishte duke ndihmuar 2 të moshuar. Unë kam dalë për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë për mua. Jam profesoreshë në universitet prej 25 vitesh. Vetëm për të ndihmuar njerëzit kam dalë, për asgjë tjetër”,- tha pedagogia.