AKTUALITET, 24 October 2026, 16:09

Disa protestues i afrohen Bashkisë së Tiranës, njëri prej tyre ngjitet në dritaret e godinës

Disa protestues i afrohen Bashkisë së Tiranës, njëri prej

Protesta në Tiranë vijon mes tensioneve, ndërsa grupi më i madh i protestuesve qëndron i përqendruar në lulishten e sheshit “Skënderbej”.

Disa protestues i janë afruar godinës së Bashkisë së Tiranës, ndërsa njëri prej tyre është ngjitur në dritaret e saj.

Ndërkohë, protesta në kryeqytet vijon, me protestues të përqendruar në disa pika të qytetit, mes tyre në lulishten e sheshit “Skënderbej” dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.