AKTUALITET, 14 October 2026, 10:50

VIDEO/ Konferenca e dhjetë ndërqeveritare në Luksemburg, Rama ndan pamjet: Dhe me një tjetër ditë Shqipërie në BE

VIDEO/ Konferenca e dhjetë ndërqeveritare në Luksemburg, Rama

Me konferencën e 10-të ndërqeveritare me Bashkimin Evropian në Lukesmburg, Shqipëria mbylli dje kapitullin e katërt të negociatave me Brukselin.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale ka shpërndarë disa momente nga konferenca e 10-të ndërqeveritare.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë Shqipërie në BE, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama e quajti një hap vendimtar, ndërsa edhe pse integrimi për të është një rrugë e gjatë, ofroi garancinë për progres të vazhdueshëm.

Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos, tha se integrimi brenda 2030 është tërësisht i mundur ndërsa rikujtoi se ky është një proces që kërkon kontributin e të gjithëve.

Krahas kapitullit 20, i cili lidhet me zhvillimin e sipërmarrjes, politikat industriale, mbështetjen e bizneseve, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare, më 14 korrik u mbyllën Kapitulli 25 – Shkenca dhe Kërkimi, Kapitulli 26 Arsimi dhe Kultura si dhe ai 30 –për Marrëdhëniet e Jashtme.