AKTUALITET, 14 October 2026, 09:40

Kryeministri Rama anulon mbledhjen e zgjeruar me kabinetin qeveritar dhe Grupin socialist, ja kur pritet të zhvillohet

Kryeministri Rama anulon mbledhjen e zgjeruar me kabinetin qeveritar dhe Grupin

Mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e planifikuar të zhvillohej këtë të mërkurë në Pallatin e Brigadave është anuluar.

Takimi ishte thirrur nga kryeministri Edi Rama në orën 12:00 dhe pritej të mblidhte deputetët socialistë dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Sipas axhendës në fokus të diskutimeve do të ishin dy çështje “Prania Besnike” dhe “Pasqyra Albania”.

Anulimi i mbledhjes vjen një ditë pas protestës së dhunshme nëpër Tiranë.

Mbledhja ishte parashikuar të niste me fjalën e kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe më pas me atë të kryeministrit Edi Rama.

Në vijim, axhenda parashikonte një raportim mbi ecurinë e “Pranisë Besnike” dhe “Pasqyra Albania”.

Burime bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet ditën e nesërme.