TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është vendosur miratim, në parim, të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe të Italisë mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, me qëllim konvertimi, miratuar me Vendimin nr. 209, datë 29.3.2021, të Këshillit të Ministrave.
Ndërkohë u vendos pezullimi i punimeve të ndërtimit dhe të aktiviteteve të tjera të lidhura me to në zonat turistike gjatë sezonit turistik 2026. Periudha e pezullimit për sezonin turistik 2026 fillon me hyrjen në fuqi të këtij vendimi dhe përfundon më 15 shtator 2026.
Po ashtu u vendos edhe propozimi i projektligjit “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit në Gaza”.
Vendime të tjera të Qeverisë:
Qeveria ka vendosur shpërblimin e personelit të angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve gjatë vitit 2026.
Riorganizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Për rregullat, procedurat, shpenzimet dhe kompensimin financiar për shërbimet jashtë vendit të punonjësve.
Disa ndryshime në Vendimin nr. 185, datë 2.4.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e mënyrës së realizimit të kontrollit mjekësor bazë për shtetasit e moshës 35 – 70 vjeç”, të ndryshuar.
Disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr. 568, datë 17.7.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit”, të ndryshuar.
Top Channel