AKTUALITET, 5 November 2026, 12:25

VIDEO/ "Progresraporti më i mirë"/ Rama: Fati europian është në duart tona, detyrë e qeverisë të garantojë dialog për protestat! Ambasadorja e BE: Korrupsioni, sfidë reale

VIDEO/ "Progresraporti më i mirë"/ Rama: Fati europian

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, po mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat për progresraportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.

Një ditë më parë Komisioni Europian vlerësoi përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, pavarësisht disa shqetësimeve për funksionimin e demokracisë dhe mungesën e kontrollit parlamentar ndaj qeverisë.

Komisioni vlerësoi me nota të mira punën e SPAK dhe organeve të drejtësisë, ndërsa kritikohen qartësisht përpjekjet e zyrtarëve publikë ose politikanëve për të ushtruar ndikim të papërshtatshëm mbi sistemin gjyqësor, përfshirë prokurorinë e Posaçme, si dhe sulmet personale ndaj magjistratëve.

Institucioneve të Drejtësisë u kërkohet me ngulm që të punojnë për plotësimin e vendeve vakante në sistem, të cilat kanë pasoja mbi vonesat në trajtimin e çështjeve për gjykim

Sipas raportit të progresit Paraburgimi vazhdon të mbetet masa kryesore shtrënguese që vendoset gjatë hetimeve dhe në pritje të gjykimit. Institucionet përkatëse duhet të marrin masa për të garantuar përdorimin më të mirë të masave alternative ndaj paraburgimit. Sa u përket protestave në kryeqyet, KE u kërkon të gjitha palëve të angazhohen në dialog konstruktiv.

Rama: Mbyllja e negociatave në 2027, objektiv ambicioz por i arritshëm! Mundësia historike s’mund të vihet në pikëpyetje për mustaqet e asnjë 'Çeloje'

Kryeministri Edi Rama tha se Komisioni Europian e konsideron ambicioz, por të arritshëm objektivin për përfundimin e negociatave deri në fund të vitit 2027. Rama tha se kjo mundësi nuk duhet të vihet në pikëpyetje “për mustaqet e asnjë Çeloje”.

“Për herë të parë, KE ka paraqitur udhërrëfyesin orientues për katër vendet më të përparuara në procesin e negociatave. Për Shqipërinë, ky udhërrëfyes përcakton etapat dhe objektivat e punës për vitin sfidues që kemi përpara, duke i dhënë procesit shumë qartësi dhe parashikueshmëri. KE e konsideron objektivin për t’i përfunduar negociatat deri në fund të vitit 2027 si ambicioz, por të arritshëm. Vlerësim tejet i rëndësishëm për Shqipërinë.

Udhërrëfyesi nuk përcakton datë anëtarësimi, se nuk ka si ta përcaktojë, se nuk e paracakton dot as rezultatin e negociatave. Por na tregon, centimetër për centimetër, kilometrin e fundit të rrugës për të përmbushur këtë objektiv kombëtar dhe historik. Kjo do të thotë që koha merr çdo ditë më shumë rëndësi. Dhe çdo ditë bëhet më e çmuar në raport me këtë objektiv. Këtë duhet ta kuptojnë mirë ata që janë përfshirë në vijë të parë të këtij procesi: Parlamenti, qeveria, gjyqësori. Dhe, para të gjithëve, duhet ta kuptojë shumica jonë qeverisëse.

Mundësia që kemi sot për të përmbyllur negociatat është unike, është historike dhe nuk është aty si një e dhënë e palëvizshme njëherë e përgjithmonë. Historia nuk do të na e falte kurrë vjedhjen e kësaj historie për shkakun tonë, të shqiptarëve. Unë do të bëj çmos që të ndodhë e kundërta e fatkeqësisë që i ka ndodhur këtij vendi sa herë ka pasur mundësinë të ngjitet lart dhe që askush dhe asgjë të mos e vërë në pikëpyetje këtë mundësi historike për mustaqet e asnjë Çeloje", tha Rama. 

Rama: Progres-raporti i KE-së kërkon dialog, detyrë e qeverisë që ta garantojë 

Kryeministri Rama tha se progres-raporti i KE-së ka vlerësuar me nota pozitive punën e Shqipërisë, teksa vuri në dukje edhe problematikat e tij.

“Kush e njeh historinë e shtetit shqiptar dhe kthen kokën deri në vitin 2016, kur mori jetë reforma në drejtësi, kupton rëndësinë që ka ky raport. Raporti po ashtu vlerëson vonesën në gjykata, çështjet e korrupsionit, po kështu raporti ngre shqetësime serioze për funksionimin e institucioneve demokratike, lirinë e medias dhe mbrojtjen e mjedisit. Ai trajton edhe protestat e kohëve të fundit, duke vendosur gishtin te plagët e dhunës.

Kurse dialogu vlerësohet si dhuna, ku duhet të angazhohemi të gjithë seriozisht. Asnjë konstatim i progresraportit nuk mund të anashkalohet. E drejta për protestë duhet garantuar dhe dhuna duhet anashkaluar. Ndërsa dialogu është një etikë për bashkëjetesën demokratike dhe mazhoranca jonë e ka për detyrim që ta garantojë këtë”, tha Rama.

Ambasadorja e BE-së i dorëzon Ramës progres-raportin e KE-së për ShqipërinëAmbasadorja e BE-së i ka dorëzuar sot kreut të qeverisë Edi Rama progres-raportin e KE-së për Shqipërinë.

Një ditë më parë Komisioni Europian vlerësoi përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, pavarësisht disa shqetësimeve për funksionimin e demokracisë dhe mungesën e kontrollit parlamentar ndaj qeverisë.

VIDEO/ "Progresraporti më i mirë"/ Rama: Fati europian

VIDEO/ "Progresraporti më i mirë"/ Rama: Fati europian

VIDEO/ "Progresraporti më i mirë"/ Rama: Fati europian

VIDEO/ "Progresraporti më i mirë"/ Rama: Fati europian

VIDEO/ "Progresraporti më i mirë"/ Rama: Fati europian