TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qeveria ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Kulturës 2026-2030, dokumentin që do të shërbejë si udhërrëfyes për zhvillimin e sektorit të artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore gjatë pesë viteve të ardhshme. Strategjia synon të forcojë rolin e kulturës në zhvillimin ekonomik, social dhe territorial të vendit, në përputhje me procesin e integrimit europian dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, tha se dokumenti parashikon reforma në kuadrin ligjor, modernizimin e politikave kulturore, promovimin e turizmit kulturor dhe rritjen graduale të financimit të sektorit, me synimin që investimet për kulturën dhe rekreacionin të arrijnë në 1-1.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2030.
Në përmbyllje, ministri Gonxhja deklaroi se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit janë zhvilluar rreth 1,700 aktivitete kulturore, ose 26% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ai theksoi se rritja e financimit, decentralizimi i vendimmarrjes në institucionet kulturore dhe nismat për sponsorizimin e artit dhe sportit synojnë ta kthejnë kulturën në një motor zhvillimi ekonomik, duke sjellë më shumë investime, turizëm dhe punësim.