AKTUALITET, 30 July 2026, 18:08

Zjarr në Mallakastër, digjet sipërfaqja me ullishte dhe pemtari

Një vatër zjarri është aktivizuar në afërsi të fshatit Cfir në Mallakastër, duke vënë në alarm shërbimet zjarrfikëse.

Reparti i zjarrfikësve të Mallakastrës është angazhuar për shuarjen e flakëve, të cilat kanë përfshirë sipërfaqe me ullishte dhe pemtari.

Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen, ndërsa situata është vështirësuar nga era e fortë, e cila po favorizon përhapjen e flakëve.

Terreni i thepisur po e bën më të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve, të cilët po punojnë edhe me mjete rrethanore për të izoluar vatrën dhe për të vënë nën kontroll zjarrin.