AKTUALITET, 5 November 2026, 12:09

"Plumbi i artë"/ SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit, ja sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

"Plumbi i artë"/ SPAK lexon pretencën për emrat e

SPAK ka lexuar pretencën sot më 5 nëntor, në lidhje me të pandehurit për dosjen “Plumbi i artë”, ku përfshihen persona të njohur të botës së krimit.

Struktura e Posaçme ka kërkuar gjithsej 302 vite burgim për 15 të pandehur. Ata akuzohen për vrasje dhe trafik droge.

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për Nuredin Dumanin, 15 vite për Erjon Alibejn dhe 13 vite për Skerdi Tasen, raporton gazetarja Glidona Daci. Për ta, është kërkuar dënim më i lehtë, për shkak se janë të panduar të drejtësisë.

Ndërkaq, për Henrik Hoxhajn është kërkuar 35 vite burg, për Besian Xhixhën 25 vite, Enver Divën 25 vite burgim, Petrit Qoli 35 vite. Dënime relativisht të larta janë dhënë edhe për personat e tjerë, të përfshirë në këtë dosje.

Pretenca e SPAK për të pandehurit e dosjes “Plumbi i artë”:

Nuredin Dumani – 10 vite burg
Henrik Hoxha – 35 vite burg
Skerdi Tase – 13 vite burg
Erion Alibej – 15 vite burg
Besian Xhixha – 25 vite burg
Enver Diva – 25 vite burg
Xhulian Hoxha – 20 vite burg
Petrit Qoli – 35 vite burg
Agron Qoli – 20 vite burg
Asllan Plaku – 20 vite burg
Altin Ndoci – 25 vite burg
Fatos Gosa – 20 vite burg
Adrian Uzuni – 15 vite burg
Albert Pashaj – 15 vite burg
Gentian Sharra – 9 vite burg

Të pandehurit për dosjen e “Plumbit të artë” akuzohen për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, përfshirë vrasje, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, trafikim dhe armëmbajtje pa leje.