AKTUALITET, 17 September 2026, 15:19

Vendim i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën    

Vendim i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, Kuvendi i

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm të gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët u dënuan me 81 vite burg total.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi theksoi se një aktgjykim nuk mund të rishkruajë historinë e një populli dhe as të barazojë agresorin me viktimën.

“Një aktgjykim s’mund të rishkruajë historinë e një populli dhe të zhvlerësojë karakterin dhe të barazojë agresorin me viktimën. Kuvendi shpreh shqetësimin për standardet e dyfishta. Nderimet publike që u rezervohen personave të dënuar për krime lufte cenojnë nderimin e viktimave. Kuvendi qëndron kundër çdo përpjekjeje të Rusisë dhe Serbisë për të relativizuar krimet e Millosheviçit dhe delegjitimuar luftën çlirimtare.

Kuvendi i Shqipërisë qëndron në solidaritet me Kosovën, popullin dhe pranë ish-krerëve të UÇK-së. E palëkundur mbetet e vërteta historike. UÇK luftoi për lirinë dhe çlirimin e Kosovës. Kuvendi pret që mjetet juridike dhe shkallët e procesit të ndiqen deri në fund. Kuvendi i Shqipërisë angazhohet që në forumet ndërkombëtare të dënojë krimet e Millosheviçit, përfshirë krimet gjenocidiale dhe seksuale gjatë luftës, vendosjen e përgjegjësisë dhe garantimin e drejtësisë për viktimat”, u shpreh Niko Peleshi.