TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protestuesit vazhdojnë tubimin e tyre në disa akse kryesore që të çojnë te Kuvendi.
Efektivët e policisë i kanë bërë thirrje protestuesve për lirimin e rrugës.
Policia është shprehur se në rast mosbindjeje do të ketë ndërhyrje nga kordoni policor.
Sërish përplasje mes protestuesve dhe policëve në protestë. Qytetarët kanë bllokuar rrugën në bulevardin “Zhan Dark” dhe po tentojnë të çajnë kordonin e policisë. Këta të fundit u bënë thirrje të lirojnë rrugën se është vepër penale. Disa protestues të tjerë u shoqëruan!
Ndërkohë disa dhjetëra protestues janë përplasur me policinë pranë Xhamisë së Namazgjasë, pasi u është kërkuar të lirojnë rrugën në Unazë, që kishin bllokuar.
Efektivët u kanë kërkuar të largohen nga rruga, por ata nuk kanë pranuar. Kjo ka sjellë edhe reagimin e policisë, duke krijuar kaos në rrugë.