TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Tiranës i cilësoi të paligjshme arrestimet dhe liroi nga qelia 12 protestues të vënë në pranga ditën e parë të nisjes së shkollave teksa i bënë thirrje nxënësve të bojkotonin mësimin.
Jashtë gjykatës së Tiranës, një grup protestuesish qëndruan në mbështetje të personave që kishin dalë para togave të zeza.
Tubimi nisi në orën 07.00 të mëngjesit të 14 shtatorit, me një grup të vogël protestuesish që para gjimnazit “Qemal Stafa” u ndalën me thirrje ndaj nxënësve për t’iu bashkuar tubimit.
Policia tha se pati cenim të perimetrit të sigurisë në shkollë dhe i referoi materialet në prokurorinë e Tiranës për veprën penale “shtyrje e të miturve në krim”, por sot, gjykata i liroi.
Mes 12 të arrestuarve ishte dhe një prej organizatorëve kryesore të protestave anti-qeveritare, Visuar Dalipit, dhe një përfaqësues i Diasporës, Artan Daci.
Gjatë shoqërimeve u shënua dhe një incident, goditja me grusht në bark e një protestuesi që solli pezullimin e policit.
Protestuesit që u liruan
Visuar Dalipi
Ermelind Kuka
Dorjan Balla
Artan Daci
Ervis Beqaj,
Ramazan Dauti
Bekim Imeraj
Axhim Micalliu
Aleandro Ahmetsulaj
Ridvan Kamberi
Klodian Bajrami
Enrik Xhemalaj