AKTUALITET, 17 September 2026, 10:37

Pas vendimit të “Speciales” në Hagë, deputetët e PD-së shfaqen me simbolet e UÇK-së në Parlament

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike kanë shkuar në parlament me simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në veshjet e tyre.

Vendimi është marrë si një shprehje solidariteti me ish-drejtuesit e UÇK-së dhe me Kosovën, në një moment të ndjeshëm pas vendimit të gjykatës. Deputetët kanë përcjellë publikisht mesazhin e mbështetjes së tyre për Kosovën dhe figurat e UÇK-së.

Partia Demokratike, ditën e sotme ka kërkuar votimin në parlament e rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë. Kërkesa dhe draft rezoluta është firmosur nga 30 deputetë të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe është dorëzuar zyrtarisht në Kuvend.