AKTUALITET, 17 September 2026, 11:05

“Nuk më janë vënë në dispozicion të gjithë fashikujt”/ Shtyhet gjyqi i Ilir Metës

Gjyqi i themelit për ish-presidentin Ilir Meta është shtyrë për më 24 shtator, ora 10:00.

Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e gjyqtares Rudina Palloj. Në sallën e gjyqit ishte edhe avokati i kreut të PL-së.

Gjykata u shpreh se gjyqi nuk mund të vazhdonte, pasi mungonte një nga anëtarët e trupës gjyqësore.

Gjatë seancës, prokurori paraqiti disa kërkesa. Në momentin që gjykata vendosi shtyrjen e gjyqit, Ilir Meta deklaroi se nuk i janë vënë në dispozicion të gjithë fashikujt. “Nuk më janë vendosur dhe 77 fashikuj të tjerë”, mësohet të ketë thënë Meta.