TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Zvicër kanë zbuluar se para fillimit të Europianit, në zyrat e UEFA-s, ka ndërhyrë policia dhe janë arrestuar dy persona.
Sipas asaj që shkruan “Blick”, në muajin prill policia e Vaud, ka zbarkuar në zyrat e UEFA-s, për shkak se disa persona ishin nën hetim për korrupsion. Pas ndërhyrjes së policisë, u arrestuan y persona, të cilët qëndruan në burg për katër muaj, ku njëri u lirua ditën e mërkurë ndërsa tjetri ditën e sotme.
Emrat nuk janë bërë të ditur dhe informacioni u mbajt i fshehtë. Raporti i sipërpërmendur bën të ditur se nën hetim janë disa persona për korrupsion, por momentalisht nuk ka arrestime të reja, deri sa të arrijnë në një përfundim, që konfirmon dyshimet.
Gjithashtu thuhet se në UEFA kanë qenë të gatshëm për të bashkëpunuar me autoritetet, në lidhje me hetimet e nisura.