SPORT, 6 Gusht 2021, 09:23

“Nga një djalosh në ...”, Barcelona ka një tjetër dedikim për Messin

“Nga një djalosh në ...”, Barcelona ka një

Ndërkohë që të gjithë prisnin rinovimin, Leo Messi dhe Barcelona nuk ranë dakord për zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre. Ylli argjentinas është larguar zyrtarisht nga ekipi i zemrës, aty ku ka mahnitur botën me futbollin dhe magjitë e tij. 34-vjeçari është lojtar i lirë, ai mund të zgjedhë pa probleme skuadrën e radhës, që ka mundësi të jetë PSG. Barcelona ka postuar në faqen zyrtare një tjetër video dedikuar kapitenit legjendar. Imazhet tregojnë rritjen e kampionit nga Rosario me fanellën e Barçës, ekip me të cilin debutoi në vitin 2005. “Nga një djalosh në më të madhin e historisë“, shkruan klubi katalanas mbi video