SPORT, 6 Gusht 2021, 11:36

E ardhmja e Leo Mesit në kompanitë e basteve, ja skuadra favorite ku pritet të transferohet “Pleshti”


Në një ditë kur të gjithë tifozët e Barcelonës ishin të qetë dhe të lumtur sepse pritej firma me Lionel Mesin, vjen bomba. Pas 21 vitesh (zbarkoi që në moshën 13-vjeçare dhe largohet 34 vjeç) dashuria mes Barcelonës dhe argjentinasit ka përfunduar zyrtarisht me divorc.

Leo u rikthye nga Ibiza ditën e mërkurë, ku gjatë ditëve të fundit u takua edhe me miqtë që luajnë te PSG. Gjithçka dukej gati për firmën. Por në orën 19:45 vjen një tjetër njoftim, ai i lamtumirës. E pabesueshme!

Ndërkohë që tani edhe kompanitë e basteve kanë filluar të vendosin koficientët me skuadrat favorite ku do të shkojë Mesi. PSG është favoriti kryesor për ta marrë argjentinasin me koeficient 1,90.

Në vendin e dytë ndodhen kampionët në fuqi të Anglisë, Mançester Siti me koeficientin, 4,00, por edhe transferimi tek “qytetarët” duket i pamundur pasi skuadra e Guardiolës sapo zyrtarizoi Grilisht, për shifrën e 100 milionë stërlinave.

Në vendin e tretë ndodhet kampionati amerikan i futbollit MLS me 13,00 pasi shumë klube kanë shprehur interesim për argjentinasin.

Ish-skuadra e Mesit, Njuells Old Boys është kuotuar me 15,00, teksa ndiqet nga skuadrat si Inter me 16, Junajtid me 19 dhe për ta mbyllur me Çelsin dhe Juventusin që kanë koeficientin 21.