TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Largimi i Leo Messit ka shkaktuar trishtim dhe zemërim të madh te tifozët e Barcelonës, të cilët nuk arrijnë ta imagjinojnë skuadrën e zemrës pa yllin argjentinas.
Një pjesë e tyre kanë gjetur “shkaktarin” e largimit të kapitenit, dhe ai është Antoine Griezmann. Shumë është përfolur për një raport aspak pozitiv midis dy sulmuesve.
Atmosferë e zymtë në qendrën stërvitore të Barcelonës, kjo falë largimit të Messit pas 17 viteve fantastike të kaluara tek ekipi spanjoll.
“Messi po largohet pas shkakun tënd“, ishte një nga ulërimat e tifozëve ndaj lojtarit francez, teksa tifozët e mërzitur u kapën edhe me Jordi Alba.