SPORT, 6 Gusht 2021, 13:29

Dybala drejt rinovimit, zbulohet shifra “joshëse” e Juventusit

Dybala drejt rinovimit, zbulohet shifra “joshëse” e Juventusit


Për rinovimin e Paulo Dybalas me Juventusin po flitet prej muajsh por mesa duket e shtuna e 7 gushtit mund të rezultojë dita ideale për të mbyllur me sukses marrëveshjen.

Sulmuesi argjentinas dhe drejtuesit e klubit bardhezi do të takohen ballë për ballë këtë fundjavë për të diskutuar nga afër rinovimin e kontratës me një rritje të pagës.

Massimiliano Allegri ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se beson shumë te cilësitë e Paulo Dybalas dhe projekti i tij me bardhezinjtë do të bazohet edhe te klasi i sulmuesit argjentinas, dhe ky ndoshta është momenti i duhur për të folur për shifrat.

Qëllimet e të dyja palëve janë për të vazhduar bashkëpunimin edhe për shumë vite ndërsa paga e Dybalas do të rritej deri në 8 milionë euro plus bonuset, ndërkohë që Juventusi në marrëveshjen e re mund të përfshijë një klauzolë në rast largimi të të La Joya-s.