SPORT, 6 Gusht 2021, 11:31

Mesazhi i radhës, “Djalli” Ibra rikthehet protagonist në rrjetet sociale

Mesazhi i radhës, “Djalli” Ibra rikthehet protagonist në

Zlatan Ibrahimovic është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në gju. Bomberi suedez do të bashkohet me kuqezinjtë në stërvitje javën e ardhshme, teksa postimi i fundit në rrjetet sociale është i veçantë si gjithmonë. “Po vij për ty“, shkruan 40-vjeçari në një foto ku portreti i fytyrës së tij është i ndarë në gjysmë me fytyrën e një djalli, që është edhe simboli i Milanit.
Zlatan ndihet i karikuar dhe objektivi i tij është ta nisë si titullar ndeshjen e parë të sezonit të ri të Serie A. Milani luan në transfertë kundër Sampdoria më 23 gusht.