BOTA, 22 July 2026, 17:19

Trump: SHBA-ja do të bombardojë infrastrukturën iraniane pas çdo sulmi ndaj anijeve në Hormuz

trump.jpeg

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të “bombardojnë dhe shkatërrojnë” një urë ose një termocentral iranian, sa herë që Teherani sulmon një anije në Ngushticën e Hormuzit.

“Nga ky moment e tutje, sa herë që Republika Islamike e Iranit qëllon ndaj një anijeje në Ngushticën e Hormuzit, qoftë me raketë, dron apo me çdo lloj arme tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të bombardojnë dhe shkatërrojnë NJË URË OSE NJË TERMOCENTRAL”, shkroi Trump në rrjetin social “Truth Social”.

Ai shtoi se objektivat mund të jenë infrastruktura që ndodhet në Teheran ose në zonat përreth kryeqytetit iranian.

Armëpushimi mes Iranit dhe SHBA-së, i arritur në mesin e muajit qershor, thuajse ka dështuar plotësisht, ndërsa gjatë këtij muaji kanë rifilluar përplasjet për kontrollin e Ngushticës strategjike të Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme në botë, për transportin e naftës dhe gazit, e cila mbetet praktikisht e mbyllur.

Ndërkohë, SHBA-ja ka vijuar sulmet ajrore ditën dhe natën ndaj objektivave në Iran, ndërsa Teherani ka goditur aleatët amerikanë dhe objektiva ushtarake të SHBA-së në rajon.