BOTA, 21 July 2026, 17:53

Zhduket një 14-vjeçar afgan nga një strehë për të mitur në Selanik/ Autoritetet nisin kërkimet

Zhduket një 14-vjeçar afgan nga një strehë për

Autoritetet greke janë njoftuar për zhdukjen e një 14-vjeçari nga një strehë për të mitur të pashoqëruar në zonën e Oreokastros, në Selanik.

Sipas organizatës “Buzëqeshja e Fëmijës”, i mituri Abdul Wahab Kadri, me origjinë afgane, është larguar në orët e para të së martës, më 21 korrik, nga streha ku po qëndronte.

Organizata ka bërë të ditur se është informuar menjëherë për rastin dhe ka publikuar të dhënat e 14-vjeçarit, pasi ekzistojnë dyshime se mund të ketë rrethana që e vënë jetën e tij në rrezik.   

I mituri përshkruhet si rreth 1.60 metra i gjatë, me trup të dobët, flokë të zinj dhe sy kafe. Në momentin e zhdukjes ai mbante veshur xhinse dhe një bluzë të zezë.

Policia dhe organizata “Buzëqeshja e Fëmijës” u kanë bërë thirrje qytetarëve që kanë informacion për vendndodhjen e tij të kontaktojnë menjëherë autoritetet ose linjën SOS 1056 të organizatës.