BOTA, 21 July 2026, 22:49

SHBA dhe Meksika nisin bisedimet për rishikimin e marrëveshjes tregtare

21.PNG

SHBA-ja dhe Meksika nisën sot në Ciudad de Mexico, raundin e tretë të bisedimeve për rishikimin e Marrëveshjes Tregtare SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA), ndërsa Kanadaja nuk merr pjesë në negociata, sipas “Reuters”.

Bisedimet zhvillohen vetëm një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi tarifa të reja prej 50% ndaj një sërë produktesh kanadeze, duke rritur tensionet tregtare mes dy vendeve.

Administrata amerikane synon të ndryshojë marrëveshjen, për të ulur deficitin tregtar të SHBA-së, për të rikthyer më shumë prodhimin industrial në territorin amerikan dhe për të rritur përmbajtjen e prodhimit amerikan, në automjetet e prodhuara në Amerikën e Veriut.

Nga ana tjetër, Meksika shpreson që një marrëveshje e re, të arrihet deri në fund të vitit dhe kërkon lehtësimin e tarifave amerikane për automjetet, çelikun dhe aluminin meksikan.

Në qendër të diskutimeve është edhe forcimi i mbrojtjes së tregut të Amerikës së Veriut nga produktet kineze, me synimin që mallrat nga Kina të mos hyjnë në tregun amerikan përmes Meksikës ose Kanadasë.