TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë rezultojnë të zhdukur pas shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë Kilin që prej 15 korrikut, duke shkaktuar përmbytje masive dhe dëme të mëdha në disa rajone të vendit. Sipas autoriteteve, mbi 60 mijë banorë kanë mbetur të izoluar pasi ujërat kanë shkatërruar ose bllokuar rrugët kryesore, duke ndërprerë lidhjet me fshatra dhe komunitete të tëra.
Rajonet më të prekura janë Coquimbo dhe Atacama, zona ku reshje të tilla intensive konsiderohen të pazakonta. Kreu i agjencisë kiliane të emergjencave, Alicia Cebrian, bëri të ditur se përveç viktimave dhe të zhdukurve, rreth 2 200 persona janë prekur drejtpërdrejt nga katastrofa. Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në banesa dhe infrastrukturë. Rreth 2 800 shtëpi janë dëmtuar rëndë ose janë shkatërruar plotësisht, ndërsa rrugët janë kthyer në zona të pakalueshme për shkak të rrjedhave të fuqishme të ujit. “Jam 57 vjeç dhe nuk kam parë kurrë një situatë të tillë në jetën time. Gjëja më mbresëlënëse ishte të shihja lumenj dhe përrenj që dilnin nga shtrati”, deklaroi Patricia Albornoz, zyrtare në rajonin e Coquimbo-s. Ministri i Brendshëm i Kilit, Claudio Alvarado, tha se autoritetet presin që fenomeni të fillojë të dobësohet në orët në vijim, por paralajmëroi se mund të shfaqen probleme të reja në zonat më të prekura.
A driver in Chile pushed through dangerous floodwaters as heavy rainfall battered the country over the weekend. President José Antonio Kast declared a state of catastrophe for the northern Coquimbo region and Huasco province amid the severe weather.#chile #floods #weather…
— Tomson (@TomsonWoo) July 21, 2026
Presidenti kilian José Antonio Kast ka shpallur gjendje katastrofe në disa zona të vendit, duke mundësuar angazhimin e forcave ushtarake, kufizimin e lëvizjeve dhe shpërndarjen më të shpejtë të ndihmave humanitare. Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike dhe rritja e temperaturave globale po ndikojnë në shtimin e frekuencës dhe intensitetit të fenomeneve ekstreme të motit, duke rritur rrezikun për katastrofa të ngjashme në të ardhmen.