TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i ri i përgjithshëm i OKB-së pritet të zgjidhet gjatë këtij viti për të pasuar Antonio Guterres, mandati i të cilit përfundon në fund të muajit dhjetor.
Për të marrë këtë detyrë, kandidati duhet të sigurojë fillimisht mbështetjen e 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe më pas miratimin e Asamblesë së Përgjithshme.
Sipas New York Post, emri i Infantinos përmendet mes disa kandidatëve të mundshëm. Sipas të njëjtave burime, Trump beson se Infantino “respektohet nga të gjithë në botë dhe ka një aftësi të veçantë për të bashkuar njerëzit”. Megjithatë, nuk dihet nëse kreu i FIFA-s është i interesuar për këtë post apo nëse çështja është diskutuar mes tyre.
Në listë përfshihen edhe ish-presidentja e Kilit, Michelle Bachelet, e cila mund të përballet me kundërshtimin e Shteteve të Bashkuara, si dhe drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, për të cilin raporti thotë se mund të hasë rezerva nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të çështjes së Ishujve Falkland.
Raporti shton se, nëse Infantino do të zgjidhej në krye të OKB-së, marrëdhëniet mes administratës Trump dhe organizatës mund të përmirësoheshin. Trump ka qenë shpesh kritik ndaj Kombeve të Bashkuara, duke i akuzuar ato për mungesë efektiviteti në trajtimin e konflikteve ndërkombëtare.