SPORT, 17 August 2026, 19:28

Te Barcelona çalon vetëm mbrojtja, Laporte ia bën me sy katalanasve. Kërkon transferimin në “Camp Nou”

Te Barcelona çalon vetëm mbrojtja, Laporte ia bën me sy

Barcelona ka përjetuar orë të ethshme në merkato, teksa klubi katalanas ka mbyllur afrimet e João Cancelos dhe Rodri Hernándezit. Të dy futbollistët udhëtojnë këtë të hënë drejt Barcelonës për të përfunduar procedurat e fundit përpara se të bëhen zyrtarisht pjesë e skuadrës blaugrana.

Ndërsa tifozët e Barcelonës festojnë dy përforcime të rëndësishme, Aymeric Laporte ka bërë një lëvizje që nuk ka kaluar pa u vënë re.

Mbrojtësi i Athletic Bilbaos ka bërë “like” në Instagram në një postim të gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, në lidhje me transferimet e Cancelos dhe Rodrit te Barcelona.

Romano kishte publikuar imazhe dhe informacione rreth lëvizjeve të dy futbollistëve drejt Barcelonës. Reagimi i Laportes, në vetvete, nuk konfirmon ekzistencën e ndonjë negociate, por ka rikthyer menjëherë në qendër të vëmendjes zërat për të ardhmen e mbrojtësit spanjoll.

Laporte, i cili aktualisht luan te Athletic Bilbao, është prej kohësh i lidhur me një rikthim në elitën e futbollit spanjoll. Për momentin, megjithatë, “like”-u i tij në postimin e Romanos mbetet vetëm një sinjal që ka ushqyer spekulimet për një transferim të mundshëm në Spotify Camp Nou