TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Klodiana Spahiu, ka njoftuar se në Shërbimin e Kardiologjisë në QSUT është shpëtuar jeta e një 29-vjeçari, i cili u paraqit në gjendje kritike si pasojë e një infarkti akut.
Sipas ministres Spahiu, 29-vjeçari u shpëtua falë ndërhyrjes së suksesshme të ekipit të Hemodinamikës, përmes 15 goditjeve elektrike dhe urgjente për zhbllokimin e arteries kryesore të zemrës.
Ministrja e Shëndetësisë tha gjithashtu se i riu është jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që falënderoi edhe doktorët Donald Mançe, Gentian Mehmeti dhe gjithë stafin mjekësor për këtë arritje.
“Në Shërbimin e Kardiologjisë në QSUT-së, ku profesionalizmi dhe ndërhyrja në kohë shpëtuan jetën e një 29-vjeçari, i paraqitur në gjendje kritike si pasojë e një infarkti akut dhe sot është jashtë rrezikut për jetën, falë ndërhyrjes së suksesshme të ekipit të Hemodinamikës.
Pas 15 goditjeve elektrike dhe ndërhyrjes urgjente për zhbllokimin e arteries kryesore të zemrës, i riu po rikuperohet nën kujdesin e mjekëve.
Mirënjohje për Dr. Donald Mançe, Dr. Gentian Mehmeti dhe të gjithë ekipin mjekësor”, njoftin ministrja e Shëndetësisë.