SPORT, 17 August 2026, 16:22

Rilind Ardon Jashari, te Milani shpërthen edhe Çukvueze

Ruben Amorim po fiton gjithnjë e më shumë besimin e tifozëve të Milanit. Fitorja 4-2 ndaj Mançester Junajtid tregoi qartë idetë e trajnerit portugez, i cili nuk i kushton rëndësi emrit të lojtarit, por asaj që ai jep në fushë. Një nga fitoret më të mëdha të Amorimit është Ardon Jashari. Pas një sezoni të vështirë, mes dëmtimit dhe konkurrencës me Modriç, mesfushori zviceran është rilindur. Ndaj Junajtid ishte protagonist në presionin e lartë dhe nga dy topa të rikuperuar prej tij nisën aksione që sollën gola. Trajneri po punon gjithashtu për të nxjerrë më të mirën nga Saelemakers dhe Çukvueze.

Belgu u aktivizua si trekuartist në krahun e majtë, ndërsa Çukvueze po përshtatet si anësor i djathtë në mesfushën me katër lojtarë. Rezultati ndaj Junajtid ishte spektakolar, një gol dhe dy asistime për nigerianin, i cili ishte ndër më të mirët në fushë. Edhe Alfadjo Cise, i lindur në vitin 2006, është një nga zbulimet e verës. Talenti italian shënoi një gol pas një kombinimi të bukur me Çukvuezen dhe po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë.

Amorim pret edhe përforcime

Ndryshimi i rolit të Saelemakers ka krijuar nevojën për një tjetër lojtar në krahun e djathtë. Ndërkohë, trajneri ka vendosur në listën e largimeve Tomorin, Estupinjn, Fofanën dhe Nkunkun, ndërsa e ardhmja e Leao mbetet ende pezull. Tani topi është në fushën e drejtuesve. Dy javët e fundit të merkatos do të jenë vendimtare për t’i dhënë Amorimit lojtarët që i nevojiten dhe për të kuptuar nëse Milani është gati të rikthehet mes pretendentëve.