AKTUALITET, 3 November 2026, 11:37

Vendimi/ Shtyhet gjyqi për Veliajn dhe të tjerët! Seanca e radhës më 17 nëntor! Pezullohen afatet e paraburgimit

Vendimi/ Shtyhet gjyqi për Veliajn dhe të tjerët! Seanca e

Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë gjyqi për Veliajn dhe të tjerët, pasi mungoi avokati i njërit prej të akuzuarve.

Seanca tjetër do të zhvillohet në 17 nëntor. Ndërkohë Gjykata e Posaçme ka pezulluar afatet e paraburgimit për Veliajn.

Gjatë seancës së sotme Veliaj i ka drejtuar gjykatës një letër, ku thekson se do të marrë pjesë në seancë pasi t’i lejohet qëndrimi në sallë dhe jo në kafaz

Pasditen e 28 tetorit Veliaj u transferua papritur nga paraburgimi i Durrësit në qelitë e burgut të Fierit me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Ky transferim prodhoi reagime të shumta jo vetëm nga kryebashkiaku dhe pala mbrojtëse e tij, por edhe brenda socialistëve.