AKTUALITET, 3 November 2026, 10:59

Mat/ Grabitet një pikë karburanti në Klos, dy persona të maskuar kërcënojnë punonjësin dhe marrin paratë

Mat/ Grabitet një pikë karburanti në Klos, dy persona të

Një pikë karburanti është grabitur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Klosit të Matit.

Sipas të dhënave paraprake, ishin dy persona të maskuar. Njëri prej tyre ka mbajtur nën kontroll punonjësin, ndërsa tjetri ka marrë shumën e parave që ndodhej në kasafortë.

Për momentin nuk dihet se sa është shuma e grabitur dhe nëse autorët kanë qenë të armatosur.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve.