TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ferran Torres tashmë është futbollist i Paris Saint-Germainit. Pas transferimit në kryeqytetin francez, sulmuesi spanjoll iu drejtua tifozëve të Barcelonës përmes një videomesazhi, duke i dhënë lamtumirën klubit katalanas pas katër vitesh e gjysmë.
Në video janë përmbledhur disa nga momentet më të mira të Torresit me fanellën e Barcelonës, ndërsa në sfond dëgjohet mesazhi i tij emocional për klubin dhe tifozët.
“Gjëja e parë që dua të them është se ju falënderoj për gjithçka. Mbrojtja e këtyre ngjyrave ka qenë një krenari. Ajo që kam përjetuar në këto 4 vjet e gjysmë te Barcelona më ka bërë një futbollist më të mirë dhe një njeri më të mirë”, u shpreh Torres.
Sulmuesi e cilësoi Barcelonën si shtëpinë e tij dhe kujtoi objektivin që kishte kur iu bashkua klubit.
“Gjatë kësaj kohe, Barcelona ishte shtëpia ime. Erdha duke premtuar se do të jepja gjithçka, kam punuar për këtë, gjithnjë me objektivin për të ndihmuar skuadrën, për ta çuar Barcelonën aty ku e meritonte, në nivelin më të lartë”, tha ai.
Torres theksoi gjithashtu lidhjet që krijoi gjatë periudhës së tij në Barcelonë dhe sukseset e përbashkëta me klubin dhe kombëtaren.
“Në këtë klub lë miq brenda dhe jashtë fushës së lojës dhe shumë njerëz që na kanë bërë më të mirë të gjithëve. Së bashku u shpallëm kampionë me Barcelonën dhe po ashtu shumë nga ne janë kampionë me kombëtaren. Faleminderit dhe Forca Barcelona!”, përfundoi Ferran Torres.