TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Legjenda e Spartak Moskës, Valeriy Kechinov, ka dhënë një vlerësim pozitiv për transferimin e sulmuesit shqiptar Mirlind Daku, duke shprehur bindjen se futbollisti i Kombëtares shqiptare mund të ketë një ndikim të rëndësishëm te skuadra ruse.
Në një intervistë për Match TV, ish-futbollisti i Spartakut e cilësoi transferimin e Dakut si një përforcim që adreson një nga nevojat kryesore të ekipit në repartin ofensiv.
“E kam thënë tashmë se na duhej të forconim pozicionin e qendërsulmuesit. Blerja e Dakut e zgjidhi këtë problem. Jam i sigurt se Mirlindi do të jetë një ndihmë e madhe për Spartakun. Është e vështirë të thuhet saktësisht se sa gola do të shënojë. Por te Spartaku jam i sigurt se duhet të shënojë shumë më tepër sesa shënoi te Rubin Kazani”, deklaroi Kechinov.
52-vjeçari është një prej emrave të njohur të historisë së Spartak Moskës. Ai veshi fanellën e klubit nga viti 1994 deri në 2001, duke u shndërruar në një prej figurave të rëndësishme të skuadrës gjatë asaj periudhe.
Daku iu bashkua Spartak Moskës më 6 gusht, pas transferimit nga Rubin Kazani, në një marrëveshje që raportohet të ketë kushtuar rreth 11 milionë euro.
Tashmë, sulmuesi shqiptar ka marrë edhe mbështetjen publike të një prej legjendave të klubit, i cili pret që ai të shënojë më shumë gola dhe të luajë një rol të rëndësishëm në repartin ofensiv të Spartakut.