AKTUALITET, 3 November 2026, 10:41

Protestuesit hyjnë brenda Politeknikut, thirrje studentëve të bojkotojnë mësimin dhe t’i bashkangjiten tubimit: Bashkohuni me ne

Protestuesit hyjnë brenda Politeknikut, thirrje studentëve të

Një grup protestuesish kanë hyrë brenda ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe u kanë bërë thirrje studentëve të bojkotojnë mësimin dhe t’i bashkohen tubimit.

Të paktë në numër, me thirrjet ‘bashkohuni me ne’, protestuesit mbajnë në duar edhe pankarta me mbishkrime të ndryshme dhe kërkojnë largimin e Qeverisë.

Gjatë dy ditëve të fundit, në protestën e zhvilluar në Tiranë ka pasur një numër të ulët pjesëmarrësish dhe nuk janë regjistruar akte dhune si në tubimet e zhvilluara më herët.