AKTUALITET, 28 October 2026, 13:55

'Pensionet rriten'/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër. Ja 10 pikat e Paketës Fiskale 2027

'Pensionet rriten'/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga

Qeveria dorëzon sot në Kuvend buxhetin historik mbi 10 miliardë euro për vitin 2027, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një adresim për shqiptarët.

“Ekonomia na e ka dhënë mundësinë, rritja e pensioneve të dyfishohet në cdo vit pasardhës. Rritja e këtij viti do të jetë e dyfishuar, e kam thënë pë rata që e bënë madhështore protestën e flamingos, jam i vetëdijshëm nga rrija e kostos së ushqimeve apo e naftës.

Vetëm tre ditë më parë ju thash se do ju bëja me dije masat e reja për lehtësimin e familjeve të zakonshme. Sot i përcjellim kuvendit buxhetin 2027, kalon pragun e 10 mld eurove për herë të parë në histori. Borxhi publik ka rënë në një prag të poshtëm historik po ashtu. E thonë të gjitha shifrat dhe faktet se ekonomia është ndër më dinamiket në rajon. Prekja e pragut prej 30 mld euro të prodhimit të përgjithshëm kombëtar, e ilustron panoramën optismite.

Në buxhetin e 2027, kemi planifikuar një sërë masash ambicioze. Mesazhi është i qartë: Më shumë biznese, më shumë kompani, investime, njerëz të pasur në Shqipëri. Ndaj mbetemi partizani të taksimit të ndershëm”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama duke komentuar paketen e re fiskale, tha se cmimi i karburanteve do te ulet me 32 leke per liter qe ne pompe.

Për herë të parë në histori, buxheti shqiptar kalon 10 miliardë euro. Ndërkohë që borxhi publik i Shqipërisë ka rënë në një prag të poshtëm historik po ashtu. Nuk e them unë, e thonë të gjitha shifrat dhe faktet e institucioneve financiare. Prekja e pragut prej 30 mld eurosh të prodhimit të përgjithshëm kombëtar, ku 10 vite më parë ky prodhim ishte te 10 mld euro, ilustron panoramën e ekonomisë tonë. Prandaj dhe buxhetin e vitit 2027, ne kemi planifikuar një sërë masash, shumë ambicioze. Mesazhi im është shumë i qartë. Ne duam më shumë biznese, më shumë kompani, më shumë investime të vogla dhe të mëdha. Problemi nuk janë të pasurit, por hendeku mes atyre që kanë shumë dhe atyre që kanë shumë pak. Jemi këtu për të zbutur sa më shumë të jetë e mundur hendekët socialë. Lajmi i parë është se falë rritjes së ekonomisë dhe mundësive, jemi gati për të hedhur një hap për familjet e zakonshme. Ulim normën e TVSH-së për ushqimet bazë, nga 20% në 6%. Vetëm me këtë lëvizje, ne shtojmë në arkën e familjeve shqiptare rreth 150 mln euro në vit për ushqimin. Praktika për pasqyrën e çmimeve do të zgjerohet, për të garantuar që shporta të jetë e mbrojtur nga abuzuesit e mëdhenj. Nuk rrisim normën e tatim-fitimit të sipërmarrjes, që ngel 15%. Ne tatojmë të mëdhenjtë me normën më të lartë për Ballkanin Perëndimor. Sot rrisim edhe tatimin mbi dividendin e tyre. Duke shkuar nga 8% në 15%, i taton biznesmenët e mëdhenj me një taksë më të ndershme. Ulim barrën tatimore. Këtë lëvizje nuk na e lejonte ekonomia deri dje. Sot rritja e ekonomisë na jep mundësinë. Vendosim një prag të ri tatimi, ku norma e tatimit bëhet 30%. Në radhë të parë, si një instrument për t’i mbyllur shtegun evazionit të dividendit. Ndërkohë qëndron i paprekur zotimi ynë publik. Taksa zero për fitimin e biznesit të vogël deri në vitin 2029. Ka ardhur koha e një sistemi të ri taksimi të ekonomisë digjitale, duke nisur nga ata që jetojnë shumë mirë me like e folloë. Paralelisht po punohet edhe për disa masa të reja që shkojnë po në këtë drejtim. Solidaritet me ata që e ndiejnë më shumë presionin e rritjes së kostove të jetesës. Një supertaksë prone për ata që blejnë dhe mbajnë apartamente bosh, duke refuzuar t’i japin me qira. Një supertaksë prone për vilat në bregdet. Edhe ata duhet të paguajnë më shumë për pronën e tyre dhe një çmim i shumëfishuar për ujin e pishinave. Kjo shkon në një tjetër ligj. Do të ketë dhe një supertaksë për makinat e luksit. Pranë Ministrisë së Financave do të krijohet edhe Byroja e Specializuar për kontrollin e të ardhurave”, u shpreh Rama.

Rama: Ulim pragun e aplikimit të TVSH-së për çdo biznes, s’mund të lejojmë që ‘të vegjlit’ të shpërbejnë si guaskë për ‘të mëdhenjtë’

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar detaje nga paketa e re fiskale, e cila bashkë me buxhetin e vitit të ardhshëm do të marrë sot miratimin nga Qeveria dhe më pas do të duhet të marrë ‘OK’ edhe nga Kuvendi.

“Programi buxhetor afatmesëm, ne kemi planifikuar një sërë masash ambicionze të politikave ekonomike e sociale. Ne duam më shumë biznese, më shumë kompani vendase e të huaja. Prandaj ne mbetemi partizanë të taksimit të mesëm. Lajmi i parë është se falë rritjes së ekonomisë dhe mundësive, jemi gati të hedhim një hap të shumëpritur, ulim normën e TVSH-së në 6% për produktet bazë ushqimore. Ne shtojmë në arkën e familjeve shqiptare 150 milionë euro në vit për ushqimin.

Rrisim me 1% normën standarde të TVSH, për të gjitha mallrat jashtë shportës (21%). Nuk do e rritim normen e tatimit mbi fitimin per biznesin do te mbetet 15%. Sot rrisim me normën më të lartë dividendin nga 8 ne 15%, taksë më e ndershme për bizneset. Ulim barrën tatimore për 32 mijë tatimpagues. Rritet pragu i tatimit për pagën nga 200 mijë në 300 mijë lekë. Vendosim pragun e tatimit 30% për pagat mbi 700 mijë lekë të reja në muaj. Ulim pragun e tvsh për cdo biznes me xhiro vjetore mbi 5 milionë lekë, pasi nuk mund të lejojmë që bizneset e vogla të shërbejnë si guacka për të mëdhenjtë. Rrisim TVSH në hoteleri nga 6 ne 10%, me përjashtim të agroturizmave. Ulim pragun e aplikimit të TVSH-së për çdo biznes me xhiro vjetore 5 milionë lekë, pasi nuk mund të lejojmë që bizneset e vogla të shërbejnë si guaska për bizneset e mëdha për t’u fshehur”, tha mes të tjerash Rama.