TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Surpriza e zgjedhjeve të djeshme në Izrael janë partitë arabe, të cilat me projeksionin e deri tanishëm, kur janë numëruar 77% e votave, arrijnë në 19 mandate deputetësh.
Yousef Jabareen, kryetar i Listës së Përbashkët (e cila bashkon tre parti arabe), është shprehur se kushdo që dëshiron ‘të ofrojë një alternativë thelbësore dhe autentike ndaj qeverisë gjakatare të Netanyahut’, do të duhet të flasë me të për krijimin e një koalicioni për të krijuar qeverinë e re.
“Kushdo që dëshiron të ofrojë një alternativë thelbësore dhe autentike ndaj qeverisë gjakatare të Netanyahut do të duhet të flasë me ne për të hapur rrugën për ndryshimin që dëshiron populli izraelit”, tha Yousef Jabareen, kryetar i Listës së Përbashkët (e cila bashkon tre parti arabe).