AKTUALITET, 28 October 2026, 12:37

"Mungesë dialogu”/ Ambasadori i OSBE, reagon për protestat: Qytetarëve duhet t’u dëgjohet zëri, dhuna nuk është asnjëherë zgjidhje

"Mungesë dialogu”/ Ambasadori i OSBE, reagon për protestat:

Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Michel Tarran ka reaguar në lidhje me protestat e dhunshme në Tiranë dhe qytetet të tjera të vendit gjatë dy javëve të fundit.

Tarran tha se javët e fundit ka parë një mungesë dialogu teksa shtoi se dhunë nuk është asnjëherë zgjidhje.

“Çfarë unë kam parë gjatë këtyre javëve të fundit, ose muajve të fundit, është një mungesë e dialogut. Një mungesë ku njerëzit kanë përshtypje që zëri i tyre nuk dëgjohet, që zëri, mendimi i tyre nuk është marrë në vëmendje. 

Dhe çdo rast ku ka mundësi për të organizuar dialogun, për të organizuar konsultimet, duhet të mbështetet dhe për këtë arsye erdha sot. 

Ekzistojnë kanale të ndryshme dialogu.

Dhe rëndësia është që qytetarët dhe sidomos të rinjtë të kuptojnë që kanë një mundësi për t’u marrë pjesë në debatin publik. 

Që demokracia nuk është vetëm një herë në katër vjet të shkosh, të marrësh pjesë në zgjedhje. Që demokracia është një punë e përditshme, është një mundësi që hapet për të gjithë që ata që kanë dëshirë për t’u marrë pjesë në jetën publike, në vendimet e ndryshme ku mendimi i tyre dhe i njerëzve është i rëndësishëm. 

Dhe më pëlqeu emri i kësaj aktiviteti, “thuaje”, tamam, “thuaje” tamam, vij këtu dhe thën thuaje, çfarë mendon për çështje të ndryshme që do të diskutohen gjatë këtyre diteve 55 panel të ndryshme që do të organizohen.

Dhuna asnjëherë nuk është zgjidhje”, tha Tarran.

"Mungesë dialogu”/ Ambasadori i OSBE, reagon për protestat: