TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestat e dhunshme në Tiranë, duke deklaruar se synimi është rikthimi i qytetit në normalitet.
Në një mesazh për mediat, Rama u është drejtuar qytetarëve që, sipas tij, nuk janë pjesë e akteve të dhunës dhe që ndihen të frikësuar nga protestuesit.
Kreu i qeverisë theksoi se mes tyre përfshihen edhe qytetarë që nuk e mbështesin atë si kryeministër, por që duan të vijojnë jetën e tyre të përditshme pa u ndikuar nga situata e krijuar në kryeqytet.
“Të gjithë ata që nuk janë pjesë e këtij agresioni dhe që përjetojnë frikë nga kjo turmë dhunuesish, Kam parasysh edhe ata që nuk janë dakord që më kanë mua kryeministër.
Por dhe ata që duan të jetojnë pa qenë të detyruar të ndryshojnë rendin e ditës për shkak të një turme agresive. A mund të na imponohet të gjithëve një turmë pasi ka ardhur vërdallë duke xhiruar përnatë me britma, apo duke bullizuar dhe goditur drejtues automjetesh shpërthen në eufori kundër qytetit, policisë së shtetit.
Kush janë dhe në emër të kujt duan të imponojnë forcën e anti-njerzillëkut. Janë mbledhur bashkë individë dhe grupe që nuk kanë lidhje me njëra tjetra”, tha ai.
“Kur them të gjithë, nuk kam parasysh veten, qeverinë dhe shumicën parlamentare, por të gjithë. Të gjithë ata që nuk janë pjesë e kësaj turme që përcjell frikë. Kam parasysh edhe ata që nuk më duan mua kryeministër, por duan të lëvizin lirisht në këtë qytet. Të çojnë fëmijët në shkolla, të jetojnë pa qenë të detyruar të ndryshojnë rendin e ditës së tyre, pa u penguar nga një turmë agresive. Një turmë që shpërtheu me një furtunë dhune me gurë e zjarr.
Kush janë këta? Dhe në emër të kujt duan t’i imponojnë shoqërisë tonë forcën e veprës antiligjore? Një mish-mash kategorish që janë mbledhur bashkë individë, grupe sociale dhe parti politike që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Ky mish-mash ka një vizë përbashkuese, që kur protesta e flamengove u kthye në një grumbullim sorrash dhe korbash.
‘Ne nuk e duam më këtë qeveri, jep dorëheqjen, bindju popullit’. Ky mish-mash që ka marrë peng Tiranën, nuk ka asnjë lidhje me popullin dhe s’ka asnjë autorizim të flasë në emër të popullit. As kjo turmë e verbër dhe askush tjetër nuk jep mandate, përveç sovranit popull. Kjo është e vërteta në demokraci.
Liria dhe e drejta e tyre, e të gjithë atyre që duan t’i imponojnë mendjet, kërkesat dhe bindjet, mbaron aty ku nis liria dhe e drejta e të tjerëve. Ky kufi e ndan ligjin e bashkëjetesës politike nga ligësitë e dhunës. Këtë kufi e kapërcyen me dhunë fashistët dhe komunistët, në emër të popullit. Çfarë sollën për popullin dhe çfarë sollën për vendin, e dimë mirë që të gjithë. Ose të paktën ata që dinë historinë dhe nuk ngatërrojnë Ismail Qemalin me Ismail Kadarenë”, tha ndër të tjera Rama.
Ai u shpreh se nuk dëshiron t’i rikthehet përbërjes së kësaj turme, të cilën e përshkroi si një “mish-mash kategorish”, ndërsa përsëriti sërish ndërhyrjet e huaja, apo edhe financimin kriminal.
“E kam pyetur veten këto ditë, a është e mundur të pranohet si normalitet agresioni i një turme që në emër të studenteve dhe rinisë kërkon të na imponohet të gjithëve jo vetëm duke thyer xhamat e ministrisë, por duke thyer çdo normë të bashkëjetesës mes njerëzve të të njëjtit qytet.
Kur them të gjithë nuk kam parasysh vetën dhe qeverinë, kam parasysh të gjithë atra që nuk janë pjesë e këtij agresioni dhe që përjetojnë frikë, pasiguri nga kjo trume dhunuesish urbane dhe përndjekësish online,. Kam parasysh edhe ata që nuk më duan mua kryeministër, por duan të lëvizin lirisht, të shkojnë në punë.
A mund të na imponohet një turme me britma dhe të shara, duke bllokuar trafikun pa pyetur për lirinë e askush, shpërthen në një furi dhune me gurë dhe zjarr.
Rama nuk 'kursen' as VIP-at: Me ndihmën e gjuhës së tyre u thyen automate dhe u vodhën bankat
Kryeministri Edi Rama në një komunikim me qytetarët u shpreh sërish mbi protestën e dy javëve të fundit në Tiranë.
Kryeministri dënoi gjuhën e dhunës dhe sharjeve, sipas tij nga protestuesit dhe agresionit të tyre ndaj kujtdo që nuk mendon si ta.
Rama sheh përgjegjës në këtë situatë edhe VIP-at, të cilat i akuzoi se me gjuhën e tyre në media dhe rrjetet sociale, ndihmuan protestuesit të thyejnë automate dhe të vjedhin banka.
Rama: Nuk ka asnjë lidhje me popullin dhe autorizim për të folur për popullin. Populli flet vetë dhe as kjo turmë e verbër as ne vetëm sovrani popull jep mandatin për të folur. Kjo është marrëveshja themelore e demokracisë.
Ama liria dhe e drejta e tij tyre e atyre që duan të imponojnë mendjen idetë, mbarojnë aty ku nis liria e drejta e t6ë tjerëve. Dhe mbi të gjitha jetët e tyre. Ky kufij e ndan bashkëjetesën demokratike nga totalitarizmi dhe xhungla ku ekziston frika. E pyes veten shumë a është e mundur të mirëkuptohet kjo furi dhunë sharjesh që gëlojnë ndaj kujtdo që nuk i bindet agresionit ndaj kësaj turme, që nuk i bën Hosana kësaj turme.
Turmë që pretendon të mbështete pa kushte në kuturisjen e saj anti demokratike ku në fjalorin nuk ka asnjë fije respekti, norme mirësjellje, dialogu apo ballafaqimi. Mua personalisht më rezulton e pamundur ta kuptoj këtë sulm frontal ndaj kodit të qytetërimit tonë.
As tradita familjare shqiptarë, as normat demokratike, nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me përmbajtjen e këtij sulmi vulgar gjuhësor në emër të rinisë ardhmërisë, ku gjuha kocka s’ka po kocka thyen, me ndihmën e VIP po thyen automate dhe vjedh banka.
Detyra më ka çuar në çdo skaj të Shqipërisë, por përmes pafundësisë së dritave dhe hijeve kam partë se sa herë më e thellë në shpirt është Shqipëria që nuk përfaqësohet as nga kjo turmë agresive dhe as nga ekranet e urryera televizive.
Ata që urrejtja i pengon ta shikojnë Shqipërinë në transformim historik, me këtë shumicë qeverisë dhe punën e shumicës dërrmuese janë në drejtën e tyre të kritikojnë, protestojnë të kërkojnë dorëheqjen time. Janë deri në fund të detyrës sime në kontratë me shumicën e Shqipërisë.
“Kush janë këta dhe në emër të kujt duan të na imponojnë forcën e antiligjit dhe të antinjerëzillëkut?”, ishte pyetja që ngriti kryeministri Edi Rama në mesazhin drejtuar qytetarëve, teksa u ndal te protestat në Tiranë. Ai i akuzoi protestuesit se kanë marrë peng kryeqytetin, duke cenuar lirinë e qytetarëve, ndërsa theksoi se vetëm populli ka të drejtën të japë mandate për të folur dhe vendosur në emër të tij.
Deklarata e Edi Ramës:
“E kam pyetur veten vazhdimisht këto ditë: A është e mundur të pranohet si normalitet agresioni i një turme e cila në emër të rinisë, studentëve, ardhmërisë, kërkon të na imponohet jo duke thyer xhamat e Ministrisë së Arsimit dhe dyqaneve pranë saj, por duke thyer çdo normë të bashkëjetesës mes njerëzish në të njëjtin qytet.
Kur them të gjithë nuk kam parasysh veten, qeverinë, shumicën parlamentare, por pa përjashtim të gjithë ata që nuk janë pjesë e këtij agresioni dhe që përjetojnë frikë nga kjo turmë dhunuesish urbanë dhe përndjekësish online.
Kam parasysh edhe ata që nuk e kanë votuar këtë qeveri, nuk më duan mua kryeministër, nuk janë dakord me asgjë që ne bëjmë, por ama duan të lëvizin lirisht në këtë qytet. Duan të jetojnë pa qenë të detyruar të ndryshojnë rendin e ditës për shkak të një turme agresive.
A mund të na imponohet të gjithëve një turmë e cila pasi ka ardhur me muaj të tërë vërdallë nëpër Tiranë duke xhiruar rrugët e qendrës me britma e të shara, duke shqetësuar njerëzit, apo duke u jashtëqitur në kryqëzime për të bllokuar trafikun, pa pyetur fare për lirinë e të tjerëve, shpërthen në një furi dhune me gurë dhe me zjarr, kundër qytetit, institucioneve e Policisë së Shtetit.
Kush janë këta dhe në emër të kujt duan të na imponojnë forcën e antiligjit dhe të antinjerëzillëkut?
Një mishmash kategorish ku janë mbledhur bashkë individë dhe grupe sociale që kanë devizë të përbashkët qysh kur tribuna e flamengove u kthye në një vend grumbullimi sorrash dhe korbash: Ne nuk e durojmë më këtë sistem, nuk e duam këtë qeveri, jep dorëheqjen!
Keqkuptim i madh shumë! Fatmirësisht askush nuk është populli veç popullit.
Ky mishmash i të keqkuptuarish që kanë marrë peng Tiranën, bashkë me vëmendjen e një populli të tërë falë edhe ekraneve të korruptuara televizive që i bëjnë hosana dhunës dhe paligjshmërisë, nuk ka asnjë lidhje me popullin dhe autorizim për të folur për popullin.
As kjo turmë e verbër dhe as ne vetëm, por vetëm populli i jep mandatet" tha Rama!
Rama kërcënon pedagogët: I papranueshëm bojkoti i mësimit! Do ndryshojmë ligjin përkatës
Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar pedagogët, të cilët i janë bashkuar protestave studentore.
Rama tha se është e papranueshëm presionin ndaj studentëve për të marrë pjesë në protesta apo për të bojkotuar mësimin.
Rama: Ju kam ndjekur këto javë dhe kam komunikuar në mënyrë sporadike me disa prej jush, por edhe me pedagogë e prindër që i kam pyetur për të kuptuar më shumë. Dua të them që klima e terrorit të krijuar në mjediset e shkollës apo ne celularët tuaj nga një pakicë e dhunshme mbi shumicën për të dalë në protestë apo për të mos bërë mësim është e papranueshme. E papranueshëm është edhe bojkoti i mësimit nga një pjesë e pedagogëve, individë të politizuar që duan të përdorin studentët si mish për top Dhe nuk e kanë për herë të parë. Për këtë të fundit do të ndërhyjmë në ligjin përkatës pasi të konsultohemi edhe me forumin e rektorëve, sepse tjetër është liria e protestës tjetër është imponimi mbi ata që duan të bëjnë mësim.
'Duan kokën time, por nuk jap dorëheqjen' Rama mesazh protestuesve: Do të jem në detyrë deri ditën e fundit
Kryeministri Edi Rama tha se protestuesit dhe disa televizione kërkojnë largimin e tij, por deklaroi se nuk do të japë dorëheqjen dhe do të qëndrojë në detyrë deri në ditën e fundit të mandatit. “Të tërë këta thonë se duan kokën time”, u shpreh Rama, duke shtuar se ai dhe shumica qeverisëse janë pengesa mes tyre dhe Shqipërisë që, sipas tij, po ecën përpara. Kryeministri akuzoi gjithashtu disa televizione se financohen me para të pista dhe se u bëjnë jehonë akteve të dhunës ndaj policisë.
"Shqipëria nuk përfaqësohet as nga kjo formë agresorësh e as nga ekranet e korruptuara televiziva ku një lumë urrejtësish profesionistë e vipash që jetojnë në luksin e evazionit fiskal janë bërë si kor të dehurish nga kënaqësia e dhunës. Të tërë këta thuan se duan kokën time por në fakt, unë me shumicën që qeveris, jam pengesa e madhe mes tyre dhe një Shqipërie që i ka lënë pas rrëmujat, borxhet, shëmtinë urbane, që rrit ekonominë e saj, që lufton korrupsionin me drejtësi të pavarur, që sjell në derë mbi 12 mln turistë, që po negocion me BE, mbylljen e kapitujve të anëtarësimit deri në fund të 2027,. Ata që urrejtja e pengon ta shohin këtë shqipëri që ccdo ditë ecën përpara me këtë shumicë qeverisëse, janë të drejtën e tyre të kërkojnë dortëheqjen time. Por unë jam dhe do jem në krye të detyrës sime deri në ditën e fundit të kontratës me njerëzit e zakonshëm të Shqipërisë, që na kanë besuar këtë detyrë për të bërë çmos për këtë vend të bekuar e jo për tu ardhur pas avazit atyre që janë studentë e shkulin gurët e bulevardit, apo atyre që thonë jemi media dhe i mbajnë ndezur antenat me para të pista për tu bërë hymne dhunës ndaj policisë, apo i ushqejnë me zarfa në dorë dhunuesit me kravata dhe dekolte alla Big Brother të ekraneve të tyre" tha Rama.
Rama për protestuesit: Përdorin dhunë dhe shantazhe ndaj kujtdo që nuk i mbështet!
Rama tha se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë, të protestojnë dhe të bëjnë grevë, por jo t’u imponojnë të tjerëve mendimet e tyre. Ai i akuzoi se po përdorin dhunë dhe shantazhe ndaj kujtdo që nuk i mbështet pa kushte, ndërsa tha se në gjuhën e tyre nuk ka asnjë respekt për mirësjelljen, dialogun apo përballjen me mendime të ndryshme.
"Është e drejta e secilit që të flasë e të kërkojë atë që mendon e që dëshiron, të dalë në rrugë, protestojë e të bëjë grevë, por liria dhe e drejta e tij dhe e të gjithë atyre që duan tu imponojnë mendjen mbaron aty ku nis liria e të tjerëve për të pasur qëndrimet dhe bindjet e tyre. Ky kufi e ndan ligjin e bashkëjetesës demokratike nga xhungla ku sundon dhuna dhe nënshtrimi pa kushte. Këtë kufi e kapërcyen me dhunë fashistët dhe komunistët në emër të popullit, me dhunë e terror. Cfarë sollën për popullin dhe për vendin, e dimë mirë që të gjithë ose të paktën e dinë ata që dinë historinë e nuk ngatërrojnë Ismail Qemalin me Ismail Kadarenë. E pyes veten këto ditë a është e mundur të kuptohet kjo furi dhune dhe shantazhesh ndaj kujtdo që nuk i bindet agresionit të kësaj turme, që nuk kërkon thjesht të dëgjohet por të mbështetet pa kushte në kuturisjen anti demokratike ku në fjallorin bazik nuk ka asnjë fije respekti për asnjë normë mirësjellje, formë dialogu apo ballafaqimi. Mua personalisht më rezulton e pamundur ta mirëkuptoj këtë sulm frontal mbi kodin e qytetërimit tonë, ku pavarësiht deficiteve demokratike q ëka kultura jonë e bashkëjetesës e ku kemi pjesën tonë të fajit, as tradita familjare shqiptare e as normat e bashkëjetesës nuk kanë asgjë të përbashkët me këtë sulm vulgar të dhunshëm gjuhësor në emër të ardhmërisë ku gjuha kocka ska por kocka thyen. Me ndihmën e vipave të ekraneve po thyhen automate e digjen banka.