AKTUALITET, 28 October 2026, 12:03

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndryshuar institucionin e vuajtjes së paraburgimit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili është transferuar nga IEVP Durrës në IEVP Fier.

Lëvizja mësohet se nuk është bërë me kërkesë të Veliajt, i cili mbahej në burgun e Durrësit që prej shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua.

Nuk ka ende informacione të tjera lidhur me arsyet e këtij transferimi.