AKTUALITET, 23 August 2026, 18:16

Vrasja e dy personave në Dukagjin/ Policia jep informacionin zyrtar: Babë e bir të vrarë, një tjetër i plagosur rëndë

Policia ka dalë me informacion zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar pasditen e sotme në Dukagjin, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, në Njësinë Administrative Pult, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit me inicialet L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur rëndë edhe shtetasi A. P., i cili po merr ndihmë mjekësore.

Pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve. Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, si dhe është plagosur rëndë shtetasi A. P.

Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes.

 
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.