AKTUALITET, 21 September 2026, 13:09

Takimi/ Atentati në Sarandë, ministri Demo ‘shkund’ strukturat e policisë, urdhëron shkrirjen e zinxhirit drejtues

Zbardhet takimi i ministrit të ri të Brendshëm, Ervin Demo, me drejtuesit e policisë në qarqe.

Sipas 'BW', fokusi i takimit ka qenë ngjarja në Sarandë, ku dje u vra në një atentat Artan Myrtaj.

Gjatë fjalës së tij Demo ka qenë i ashpër me drejtuesit e policisë, ndërsa ka urdhëruar shkrirjen e të gjithë zinxhirit drejtues të Sarandës. Po ashtu ministri udhëroi që të krijohet një Task Forcë për hetimin e krimit në këtë qytet.