TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një konflikt mes dy personave është regjistruar paraditen e kësaj të hëne, 21 shtator, në fshatin Proptisht të Mokrës, në Pogradec.
Mësohet se konflikti ka ndodhur mes dy kushërinjve me mbiemër Çela. Si pasojë, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur në shpatull.
I plagosuri është transportuar në spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autori i dyshuar është shoqëruar nga forcat e policisë dhe po dërgohet në Komisariatin e Pogradecit për veprime të mëtejshme.