TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bota e mjekësisë shqiptare ka humbur një nga emrat e saj më të spikatur, mjekun gastrohepatolog në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, profesor Skerdi Prifti, i cili është ndarë nga jeta ditën e diel.
Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga QSUT përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku vlerësohet kontributi i tij më se 40-vjeçar në shërbim të mjekësisë, pacientëve dhe arsimit të lartë mjekësor në vend.
Skerdi Prifti përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës gjatë viteve 1981–1986. Gjatë karrierës së tij profesionale, ai kreu një sërë specializimesh dhe kualifikimesh ndërkombëtare, përfshirë studime pranë Universitetit Georgetown në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përveç veprimtarisë së tij klinike si mjek specialist në QSUT, ai shërbeu për dekada me radhë si pedagog në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, duke dhënë një ndihmesë të çmuar në edukimin, kualifikimin dhe formimin profesional të brezave të rinj të mjekëve shqiptarë.