AKTUALITET, 2 Dhjetor 2018, 09:18

Sulm me armë zjarri në SHBA, 5 të plagosur

Sulm me armë zjarri në SHBA, 5 të plagosur

Një sulm me armë zjarri ka lënë 5 persona të plagosur në SHBA, (Miami) ku një person ka qëlluar në një dyqan pijesh alkoolike.

Policia ka shkuar në vendngjarje pas lajmërimit, por nuk kanë mundur të arrestojnë agresorin.

Autori i plagosjeve është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit.

Policia ka vënë një shpërblim prej 1.000 $ për këdo që jep informacion në lidhje me vendodhjen e autorit të sulmit.