AKTUALITET, 1 Dhjetor 2018, 22:26

VIDEO E RE/ Si u përplasën banorët e Astirit me policinë

VIDEO E RE/ Si u përplasën banorët e Astirit me policinë
Policia e kryeqytetit ka liruar banorët e zonës së Astirit të cilët u shoqëruan në komisariat gjatë mbrëmjes së të shtunës pas protestës dhe konfrontimeve me policinë. Pasi janë marrë në pyetje për afro më shumë se një orë në dy komisariate të kryeqytetit, banorët janë lënë të lirë. Në Komisariatin e Policisë nr. 6 ishin shoqëruar shtetasit Gentian Gjoni, Altin Cejku, ndërsa në Komisariatin e Policisë nr.6, Shkëlzen Sadikaj, Dritan Cejku dhe Adriatik Cejku. Disa gazetarë e kameramanë që raportonin nga terreni, kanë pretenduar se janë dhunuar nga policia gjatë ndërhyrjes. Në furgonin e policisë, përfundoi edhe deputeti demokrat Klevis Balliu. Ai tha se po shoqëronte një të mitur sepse policia ishte e dhunshme dhe prania e tij do te ndalonte abuzimin fizik.

bandicam 2018-12-01 19-15-12-253.mp4 on Vidnews.