AKTUALITET, 1 Dhjetor 2018, 21:47

“I penduari” Eduart Ndocaj: Ju tregoj bisedat me sharje me Ramën

“I penduari” Eduart Ndocaj: Ju tregoj bisedat me sharje me

Ish-deputeti i PS-së, Eduart Ndocaj “zbardh” bisedat telefonike me Kryeministrin Rama në të cilat mbizotërojnë ofendime dhe tension dypalësh.

Nga emisioni “Politika Online” në Gazeta Shqiptare Ndocaj pohon ekzistencën e bisedave, në pritje për t’i publikuar.

I njohur ndryshe si “Kauboisi”, Ndocaj thotë se Rama nuk njeh vija të kuqe, por vetëm vijat e bardha (kokainën).

Eduart Ndocaj tashëm i larguar nga radhët e PS, synon mandatin e kryetarit të Bashkisë së Lezhës në zgjedhjet vendore./GSH/