TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 72-vjeçar është vetëvrarë me armën e tij të gjahut në fshatin Belishovë të Mallakastrës.
Policia raporton se shtetasi i identifikuar si shtetasi N.A, ka vrarë veten rreth orës 13:55 të ditës së sotme. Mësohet se arma e përdorur nga viktima ishte me leje në emër të tij, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Në datën 01.12.2018, rreth orës 13:55, në fshatin Belishovë, Mallakastër, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e tij të gjahut shtetasi N.A, 72 vjeç. Arma me të cilën viktima ka vrarë veten ishte me leje në emër të viktimës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.