AKTUALITET, 1 Dhjetor 2018, 22:34

Largohet nga Shqipëria studiuesi Taulant Muka: Do të vazhdoj luftën për përmirësimin e sistemit arsimor

Largohet nga Shqipëria studiuesi Taulant Muka: Do të vazhdoj

Studiuesi Taulant Muka, një zë i forte, i cili në pak muaj denoncoi skandalet me plagjiatura si dhe një sërë problematikash të tjera në sistemin arsimor shqiptar, është larguar nga Shqipëria.

U bë zv.ministër për pak javë me shpresën që një platformë e re në arsim do bënte ndryshimin, por u përball me vështirësi, ndaj u largua nga politika.

Muka është larguar nga Shqipëria drejt një shteti tjetër, siç shprehet ai, për të vazhduar luftën për përmirësimin e sistemit arsimor në një nivel tjetër.

Lajmin e largimit e ka bërë të ditur vetë Muka në Facebook, teksa ka publikuar një foto me prindërit.

“Ditët e fundit në Tiranë! Një rrugëtim i ri në shkencë, dhe në të njëjtën kohë do vazhdoj luftën për përmirësimin e sistemit arsimor por në një nivel tjetër”, shkruan Muka.